Homazhe në Kompleksin memorial në Reçak

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 10:36
Homazhe në Kompleksin memorial në Reçak

Në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga regjimi i kriminelit Sllobodan Millosheviq, në Kompleksin memorial në Reçak kanë nisur homazhet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Familjarë të shumtë e qytetarë kanë shkuar për të nderuar të rënët në 24-vjetorin e kësaj masakre.

Nga liderët politikë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me nënkryetarët e kësaj partie bënë homazhe tek varret e të vrarëve.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së kanë vendosur kurora lulesh në Kompleksin Memorial në fshatin Reçak.

Për homazhe do të jenë edhe krerët më të lartë të vendit si dhe liderë të tjerë politikë e institucionalë.

(Kosova Sot Online)