Homazhe në Reçak bëjnë krerët e shtetit

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 10:55
Homazhe në Reçak bëjnë krerët e shtetit

Homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak, sot kanë bërë kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë. 

(Kosova Sot Online)