Presidenti armen njofton për takimin me Kurtin: Nënvizuam rëndësinë dialogut

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 07:45
Presidenti armen njofton për takimin me Kurtin: Nënvizuam rëndësinë dialogut

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ai është takuar me presidentin e Armenisë, Nikol Pashinyan, në marzhinat e këtij samiti.

Armenia akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtret të pavarur.

E presidenti i saj ka shkruar në “X’ se ka folur me Kurtin për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit.

“Në kuadër të takimit të EPCArmenia pata kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti. Shkëmbyem pikëpamje mbi axhendën e EPC-së, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)