E thotë ish-ministri: Kosova gaboi kur pranoi euron si monedhë
Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis në Debat Plus ka deklaruar se Kosova gaboi kur pranoi Euron si monedhën e tyre.
“E kuptoj nevojën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian për shkaqe politike, shkaqe të sigurisë apo arsye të simbolikave, por jo për aspektin e zhvillimit ekonomik. Asnjë ekonomi nuk mund të zhvillohet nëse e përdorë valutën e dikujt tjetër”, tha Varoufakis.
“Kosova nuk është dashur ta pranojë valutën euro pasi kjo për ju edhe sot mbetet problem. Kosovë është vend i vogël, por edhe Islanda ka qenë vend i vogël por e ka pasur valutën e vet”, ka shtuar Varoufakis.
Ish-ministri grek i financave thotë se institucionet financiare në Kosovë duhet të vendosin në përdorim valutën digjitale.
“Ju nuk keni balanca macroeconomike dhe do të keni problem kur te futen në BE”.
Ai thotë se Kosova ka kapacitete të kufizuara fiskale pasi qeveria juaj nuk ka mundësi të kontrollojë prodhimin e parave (euros).
Varoufakis megjithatë thotë se Kosova ka shënuar progres në politikat financiare.
(Kosova Sot Online)
