Walker: Mas*akra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 14:58
Walker: Mas*akra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën

Jam i lumtur që gjendem në Kosovë, ka theksuar ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Walker tha se 15 janari i vitit 1999, ishte një ditë me mot të tmerrshëm, kishte borë, akull, ishte e vështirë të ngjiteshim në vendin ku ishin trupat që ishin vrarë një natë më parë.

‘Sot, shikoj diellin duke ndriçuar, qiellin e katër, kjo simbolizon se gjërat definitivisht kanë ndryshuar, jo vetëm simbolikisht’, ka thënë Walker.

Walker po ashtu ka thënë se është i lumtur që edhe vitet e fundit edhe institucionet qendrore të Kosovës po vijnë në homazhe.

Ai ka thënë se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

‘Jo se ishte masakra e parë apo e fundit në këtë vend, por për një numër arsyesh gjërat u bënë bashkë. Ditën tjetër e gjithë bota e kuptoi për Reçakun. Ishte në ballina të gjithë botës. Në Serbi, Qeveria e Beogradit e Milosheviç dhe Vuçiç, nisën të bëjnë gjërat që të kujdeseshin që bota të mos dëgjonte për Reçakun apo ta pranonte versionin e tyre. Por, falë Zotit kjo nuk ndodhi. Mediumet botërore erdhën, transmetuan pamjet e asaj që po ndodhte në Kosovë, e si rrjedhojë erdhi intervenimi i NATO-s’, u shpreh Walker.


Walker u shpreh se sot me vete në Reçak ka sjellë edhe shokët e tij, siç tha ai ‘ që të shohin se çfarë do të thotë Kosova për mua, çfarë rëndësie keni ju për mua’.

(Kosova Sot Online)