I mbijetuari i mas*akrës së Reçakut: 'Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë'

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 16:08
I mbijetuari i mas*akrës së Reçakut: 'Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë'

Me kujtimet e pamjet e tmerrshme të 15 janarit të vitit 1999, jeton i mbijetuari i masakrës së Reçakut, Aziz Beqiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


 Ai ka rrëfyer  për ditën kur u vranë 45 civilë shqiptarë.

“Ua kanë hequr zemrën dhe mushkëritë”, shprehet ai derisa tregon se si kishte parë trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne “Kodrën e Bebushit”.

Ai kujton mëngjesin e 15 janarit dhe thotë se atë çfarë i kanë parë sytë është një tmerr.

“15 janari ka qenë një tmerr i madh për katundin tonë, është bërë masakër e paparë me sy dhe neve edhe para kësaj date janë munduar të na provokojnë e kanë tentuar të hyjnë, kanë plagosur civilë, mirëpo më 15 janar kanë vrarë 45 civilë. Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pasë një armëpushim pasi ka qenë Ramazan dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje. Kur na kanë rrethuar neve, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që ju kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”, tregon ai për kp.

(Kosova Sot Online)