Pse bëri bujë fjalimi i Papa Françeskut

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 14:00
Pse bëri bujë fjalimi i Papa Françeskut

Para njërëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit,  fjalimi i Papa Françeskut bëri bujë sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Do të na bëjë mirë të kultivojmë, si Shën Gjon Pagëzori, virtytin që na lejon të tërhiqemi në momentin e duhur, duke dëshmuar se pika e referimit të jetës është Jezusi”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Papa Françesku në një intervistë në dhjetor 2022 në një gazetë spanjolle kishte zbuluar se pas zgjedhjes së tij në 2013 ai nënshkroi një letër dorëheqjeje për t’u përdorur në rast se në një moment ai nuk mund të ushtrojë detyrat e tij për arsye serioze dhe probleme të pashmangshme shëndetësore.

(Kosova Sot Online)