Milanoviq: Serbia nuk do ta ketë mbështetjen e Kroacisë për këtë arsye

  • A.P /
  • 15 January 2023 - 18:01
Milanoviq: Serbia nuk do ta ketë mbështetjen e Kroacisë për këtë arsye

Serbia nuk do ta ketë mbështetjen e shtetit të tij nëse do të vazhdojë t’i padisë gjeneralët kroatë, ka theksuar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia duhet ta dijë se përderisa mendon të padisë gjeneralët kroatë për shkak të ngjarjeve në territorin e një vendi të tretë, nuk do të ketë mbështetjen kroate”, tha sot Milanoviq

“Ne nuk mund ta tolerojmë këtë. Ky është niveli minimal i besimit në marrëdhënie. Perëndimi është duke pritur dhe është i hapur”, tha presidenti kroat në Vukovar.


(Kosova Sot Online)