Pas tërmetit në Shqipëri reagon Naçi: O Zot na ruaj dhe mëshiro

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 00:09
Pas tërmetit në Shqipëri reagon Naçi: O Zot na ruaj dhe mëshiro

Një tërmet i fortë ka goditur mbrëmë Shqipërinë rreth orës 22:38, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Nga raportimet e deritanishme bëhet me dije se lëkundja e parë ka pasur një intensitet rreth 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Kjo goditje është pasur nga një tjetër lëkundje pak minuta më vonë, rreth orës 22:45, me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter

Lëkundjet kishin një thellësi prej 2 kilometrash dhe me epiqendër 23 kilometra nga Tirana dhe 14 kilometra nga Burreli.

Lidhur me këtë, i shqetësuar ka reaguar edhe teologu Elvis Naçi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij sociale, ka shkruar: Lëkundje të forta tërmeti! O Zot na ruaj dhe mëshiro...

(Kosova Sot Online)