Moti në Kosovë, në këtë ditë pritet të ketë vërshime dhe borë

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 07:46
Moti në Kosovë, në këtë ditë pritet të ketë vërshime dhe borë

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe në disa vende do të bie shi, përcjell “Kosova Sot Online”

IHMK-ja, ka njoftuar se nesër në shumë pjesë të Kosovës do të ketë reshje më të larta të shiut, me ç’rast disa vende mund të rrezikohen nga vërshimet.

Të mërkurën rreshjet do të jenë më të dobëta dhe do të ketë vranësira.

“Të enjten –Mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës. Të premten – Mot i vranët , reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

IHMK-ja njoftoi se në fundjavë do të ketë rreshje dëborë.

“Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)