
Tërmeti në Shqipëri, disa qytetarë dolën jashtë banesave

Në Shqipëri janë ndier lëkundje tërmeti dje mbrëmë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lëkundjet u ndjenë më disa qytete, ku raportohet se shumë qytetar pasi e kishin dëgjuar tërmetin kishin dalë jashtë banesave të tyre.
Sipas Qendrës Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti ishte 5.2 ballë i shkallës Rihter.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.
“Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)