Kryediplomatja sllovene sot vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Konjufcen

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 08:06
Kryediplomatja sllovene sot vizitë në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Konjufcen

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë ku do të takohet sot me krerët e shtetit të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fajon sot do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.

Sllovenia është një nga vendet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të hapur në integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

(Kosova Sot Online)