Mehaj ofron ndihmë për tërmetin në Shqipëri: Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 08:14
Mehaj ofron ndihmë për tërmetin në Shqipëri: Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit që ndodhi mbrëmë dje në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mehaj ka shkruar se ka shprehur mbështjetjen dhe gatishmërinë e FSK-së për të ndihmuar në këtë situatë.

Mehaj tutje ka theksuar se ministri Peleshi e ka njoftuar atë se gjendja është në kontroll të menaxhueshme.

“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.

a si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.

(Kosova Sot Online)