Lëkundjet e tërmetit, personat e frikësuar marrin veturat dhe mbushen sheshin “Nënë Tereza”

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 08:48
Lëkundjet e tërmetit, personat e frikësuar marrin veturat dhe mbushen sheshin “Nënë Tereza”

Lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje në Shqipëri, kanë shkaktuar panik tek qytetarët e vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qytetarët në Tiranë kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar, duke marrur veturat dhe disa prej tyre janë drejtuar tek sheshi “Nënë Tereza”.

Ata kanë shkuar në këtë shesh, pasi cilësohet si një pjesë më e sigurt, sepse nuk ka ndërtesa të larta rreth e përqark, përcjell “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)