Podujevë: Gjendet i shtrirë në fushë, mjeku tregon se ka vdekur

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 09:29
Podujevë: Gjendet i shtrirë në fushë, mjeku tregon se ka vdekur

Një person është gjetur i shtrirë në një fushë i alivanosur në Podujevë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima është dërguar për të marrur trajtim mjekësor, por që mjeku ka konstatuar se viktima ka vdekur.

Policia në raportin 24 orësh ka treguar se trupi i viktimës është dërguar për pbduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES

Podujevë 15.01.2023 – 12:50. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

(Kosova Sot Online)