Fajon: Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 11:31
Fajon: Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ndodhet në vizitë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Fajon ka shtuar se Kosova duhet të përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Duhet të fillojnë negociatat në lidhje me propozimin e Bashkimit Europian lidhur me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ajo

Fajon ka theksuar se shtetit të Kosovës duhet ti ofrohet mbështetje.

“Unë e njoh Kosovën dhe Kosovës do t’i ofrojmë mbështetje për integrim”, tha ajo.

Fahon po ashtu ka thënë se Sllovenia është mike e Kosovës.

“Besoj se do të jetë hap i mirë për t’u integruar në Bashkimin Europian”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)