Albin Kurti: Vuçiq u ka shkruar shteteve të BE-së të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 13:46
Albin Kurti: Vuçiq u ka shkruar shteteve të BE-së të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka shkruar shteteve të Bashkimit Evropian që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës në BE, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai, në një intervistë për mediumin zviceran Tages-Anzeiger, e ka përmendur edhe Ukrainën, duke thënë se e kanë merituar statusin në anëtarësimin në BE.

Ai ka shtuar se ukrainasit meritojnë solidaritet të plotë.

“Ai u ka shkruar të gjitha shteteve të BE-së që mos e pranojnë aplikimin. Jam shumë i lumtur që Ukraina mori statusin. Ukraina e meriton. Ukrainasit meritojnë solidaritet të plotë në luftën e tyre kundër fashizmit rus”, ka thënë Kurti

(Kosova Sot Online)