Aksident tragjik me 3 viktima, humb jetën 45-vjeçari

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 14:51
Aksident tragjik me 3 viktima,  humb jetën 45-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, tre persona kane humbur jetën si pasojë e aksidentit, një grua dhe dy burra.

Mes viktimave është edhe një shqiptar, i cili drejtonte makinën. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Eduard Ndoj, me banim ne Pontelongo.

Ndërkohë, viktimat e tjera janë Martina Pagnin , 46 vjeçe jetonte në Legnaro dhe udhëtonte së bashku me Diego Rampazo, 46 ??vjeç, nga Sant’Angelo di Piove.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

(Kosova Sot Online)