Identifikohet 21-vjeçari nga Klina që u gjet i vdekur dje në Mitrovicë

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 15:24
Identifikohet 21-vjeçari nga Klina që u gjet i vdekur dje në Mitrovicë

Është identifikuar personi 21-vjeçar nga Klina, që është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familjarët patën raportuar se 21 vjeçar ishte zhdukur me 28 dhjetor, 2022.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti tha se viktima është H.B, 21-vjeçar nga Klina.

“Viktima i rastit “vdekje e dyshimtë” i gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në fshatin Kçiq të Mitrovicës, është inidentifikuar sot; H. B. 21 vjeçar, nga Klina. I njëjti ishte raportuar nga familjarët e tijë i zhdukur me datën 28 dhjetor 2022 në Klinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)