Në Dukagjin paralajmërohen vërshime

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 15:36
Në Dukagjin paralajmërohen vërshime

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar, duke njoftuar se duke filluar nga dita e sotme do të ketë rreshje me intezitet  më të lartë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, është thënë se në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve.

“Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin”, thuhet në njoftim.

“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.

(Kosova Sot Online)