22 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Dibër

  • E.K /
  • 16 January 2023 - 15:51
 22 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Dibër

Një tërmet mbrëmjen e djeshme e goditi Shqipërinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shumë qytetarë u detyruan të lënë shtëpitë dhe të dalin në rrugë.

Autoritetet bëjnë të ditur se në total janë mbi 20 banesa të dëmtuara që shfaqin rrezik për jetën e banorëve.

“Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, deri tani ka ankesa nga qytetarët edhe të verifikuara rreth 22 ndërtesa”, tha Prefekti i Dibrës.

(Kosova Sot Online)