Ky shtet që e njohu Kosovën më 2014, e shpallë çnjohjen në Beograd

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 19:11
Ky shtet që e njohu Kosovën më 2014, e shpallë çnjohjen në Beograd


Sot në Beograd paturpësisht ka thënë se është tërhequr vendimi për njohje, kryediplomati i Togos Robert Dussey, që para 8 vitesh ia kishte konfirmuar Kosovës njohjen e pavarësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi që e bart flamurin për të gjithë popullin e saj në tërë territorin e saj. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, kjo tërheqje është definitive. Edhe ne jemi sot mes miqsh, miqtë jeni ju” ka thënë Dussey.

Këtë ai e ka bërë në një deklaratë në gjuhën frënge, gjatë konferencës për media me homologun e tij serb Ivica Daçiq.

Image

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ashtu ka takuar diplomatin afrikan.


“E çmojmë lartë mbështetjen e këtij vendi të rëndësishëm afrikan për rujatjen e integrtetit dhe tërësisë së Serbisë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare” ka shkruar në Instagram Vuçiq. Ai s’ka përmendur se Togo ka tërhequr njohjen.

Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Në vitin 2014, Ministria e Jashtme  e Kosovës e kishte raportuar njohjen nga Togo si të 107’ën për vendin.

(Kosova Sot Online)