Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e përmban njohjen

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 20:15
Abdixhiku: Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e përmban njohjen

Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen, ka theksuar Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas takimit që kishte me Kryesinë e LDK-së si dhe me kryetaret Degëve,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Sot, mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve. Në të dy takimet, me unanimitet të plotë, u rikonfirmua qëndrimi i LDK-së mbi procesin e dialogut”, ka shkruar Abdixhiku ne Facebook, të hënën.

“Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane. Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”.


“Në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”, ka thënë kryetari i partisë opozitare. 

(Kosova Sot Online)