Aksident në këtë qytet të Kosovës, dy persona lëndohen

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 20:42
Aksident në këtë qytet të Kosovës, dy persona lëndohen

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tre veturave në fshatin Kijevë të Malishevës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK.

“Deri më tani i kemi dy persona të lënduar, por ndoshta mund të paraqiten edhe të lënduar të tjerë nga ky aksident”, tha Elezaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

(Kosova Sot Online)