Shpërthen fabrika, pesë persona humbin jetën

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 21:08
Shpërthen fabrika, pesë persona humbin jetën

Sipas mediave lokale kineze, një shpërthim masiv ndodhi në një fabrikë kimike në Kinën verilindore, raportohet se pesë persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë zhdukur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthimi ndodhi në orën 15:13 me orën lokale të dielën, jashtë qytetit Panjin në provincën Liaoning, në lindje të Pekinit.

30 persona të tjerë u plagosën, sipas raportit fillestar të televizionit shtetëror.

Shpërthimi thuhet se ndodhi në një fabrikë të drejtuar nga Haoye Chemical Co Ltd, ndërsa punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje.


Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit mbetet nën hetim.

Sipas burimeve tregtare me bazë në Kinë, kompania ka mbyllur të gjithë rafinerinë e saj të naftës dhe kompleksin kimik dhe mbyllja mund të zgjasë me muaj.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale treguan flakë dhe tym të zi të dendur që ngrihej nga makineritë e përpunimit kimik, tubat dhe kontejnerët e magazinimit.

(Kosova Sot Online)