Hoti reagon pasi Togo e shpalli çnjohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 21:54
Hoti reagon pasi Togo e shpalli çnjohjen e Kosovës

Pasi shteti i Togos ka shpallur çnjohjen e pavarësisë së Kosovës,  ka reaguar deputeti Avdullah Hoti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë Hoti ka pyetur se “a ka politikë të jashtme Kosovës”.
Ai ka shtruar katër pyetje për Ministrinë e Jashtme, përfshirë se a ka pasur komunikim Kosova me Togon gjatë këtyre viteve.

Më poshtë pyetjet e Hotit:


1. A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?

2. A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?

3. Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?

4. A kemi politikë të jashtme apo jo?

(Kosova Sot Online)