Abraham i kërkon sqarime KE-së pasi Kosova aplikoi 8 muaj më parë

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 22:03
Abraham i kërkon sqarime KE-së pasi Kosova aplikoi 8 muaj më parë

Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm të Bashkimit Evropian tetë muaj më parë, i ka kërkuar sqarime deputeti gjerman, Knut Abraham, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur deri tani, kështu që i është drejtuar Këshillit të Ministrave.

“8 muaj më parë, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Që atëherë, asgjë nuk ka ndodhur. Sot pyeta Këshillin e Ministrave, kur ata më në fund planifikojnë që aplikimin e Kosovës ta referojnë te Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka shkruar në Twitter Abraham.
Në pyetje që Abraham ia ka drejtuar Këshillit të Ministrave, argumenton se si në rastet kur Shqipëria dhe Jugosllavia kishin aplikuar për anëtarësim në KE, ato ishin trajtuar me shpejtësi.

“Kur Shqipëria kishte aplikuar për anëtarësim më 4 maj 1992, Këshilli i Ministrave e kishte trajtuar këtë aplikacion shpejt, më 21 maj 1992, te Asambleja Parlamentare për një opinion. Kur Federata e Jugosllavisë kishte aplikuar për anëtarësim më 9 maj 2000, në më pak se tre javë, më 22 nëntor 2000, Këshilli i Ministrave edhe një herë kishte kërkuar nga Asambleja Parlamentare për një opinion”, ka argumentuar Abraham.


“Që kur Kosova aplikoi për anëtarësim më 12 maj 2022, Këshilli i Minsitrave nuk e ka pyetur Asamblenë Parlamentare për njjë opinion nëse janë plotësuar kriterete për anëtarësim”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)