Kurti në Cyrih fton investitorët zviceranë

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 22:12
Kurti në Cyrih fton investitorët zviceranë

Sot në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka ftuar bizneset zvicerane që të investojnë në Kosovë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


“Para më shumë se 60 ndërmarrësve nga fusha e infrastrukturës, energjisë, prodhimit dhe teknologjisë së informacionit, bashkë me delegacionin qeveritar, prezantuam mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investitorët dhe investimet e huaja. Theksuam përparimin e shënuar në dy vitet e fundit, sundimin e ligjit, stabilitetin institucional, politikat fiskale të zbatueshme në vend, planet investive të Qeverisë dhe fuqinë tonë punëtore të re dhe të talentuar”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)