Moti sot në Kosovë vjen me befasi: Shi dhe erë, në vise malore edhe borë

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 08:59
Moti sot në Kosovë vjen me befasi: Shi dhe erë, në vise malore edhe borë

“Prishtina Weather” parashikon shi dhe erë sot. Gjithashtu pritet të ketë borë në zonat e larta malore.

17.01 – Kryesisht vranët, me shi dhe erë kohëpaskohe.  Më shumë të reshura në perëndim të vendit, viseve të larta malore borë.

18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë.  Në zona të larta malore borë.

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here.  Ditën priten edhe intervale me diell.

20.01 – Vransira dhe intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare.  Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.

Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.

(Kosova Sot Online )