Aksident i rëndë në Prizren, raportohet për persona të lënduar

  • S.A /
  • 17 January 2023 - 09:34
Aksident i rëndë në Prizren, raportohet për persona të lënduar

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tranzit në Prizren. Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, shkruan "Kosova Sot Online". Këto informacione i  ka konfirmuar edhe  Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.

“Rreth orës 08:19 jemi informuar për një aksident në rrugën Tranzit në Prizren. Janë përfshi dy automjete, ka persona të lënduar por nuk dihet saktë sa janë lënduar”, ka deklaruar Bytyqi.

(Kosova Sot Online )