Pas 12 ditësh në Kosovë, Peach niset për në Serbi

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 09:47
Pas 12 ditësh në Kosovë, Peach niset për në Serbi

I dërguari special i qeverisë britanike për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas vizitës disa ditore në Kosovë, sot po viziton Beogradin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peach do të bisedojë dhe do të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë.

Peach do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Peach në Kosovë ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e e vendit, Vjosa Osmani, ka diskutuar ndër të tjera për sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Rusisë.

(Kosova Sot Online)