Ish-myftiu: Ka shpenzime 100 mijë euro një varr, ka VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 10:19
Ish-myftiu: Ka shpenzime 100 mijë euro një varr, ka VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, ka folur në lidhje me shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gurra ka shtuar se ka shpenzime 100 mijë euro për një varr.

Gurra në fjalën e tij tha se ka persona VIP që kanë shpenzuar dhe 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë, kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normal me 30-50 mijë euro një varr.

Familjarët pas disa vitesh shkojnë në atë pendimin që ishte i panevojshëm. Plus që kanë uzurpuar një hapësirë shumë të madhe dhe detyrohen të tjerët të kryejnë varrime mbi varrime”, tha Gurra.

(Kosova Sot Online)