Kurti: Beogradi është nervoz sepse ne po ecim mjaft mirë edhe pse nuk na njohin

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 12:48
Kurti: Beogradi është nervoz sepse ne po ecim mjaft mirë edhe pse nuk na njohin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është në rrugë të drejtë, edhe pse nuk njihet nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Kurti tha se sipas ekspertëve ndërkombëtarë, Kosova ka bërë përparim të madh në luftën kundër korrupsionit.

Kurti ka theksuar se Beogradi është nervoz sepse Kosova po ecë mjaft mirë edhe pse ata nuk na njohin neve.

“Beogradi është nervoz sepse ne po ecim mjaft mirë edhe pse nuk na njohin. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ne kemi bërë përparim të madh në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave”, tha Kurti.

“Sigurisht, fqinji ynë në veri do të jetë aty. Por kam mjaft për të bërë në shtëpi. Buxheti ynë është 17 për qind më i lartë se një vit më parë dhe kemi pasur mbi 10 për qind rritje gjatë vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, ne jemi në një rrugë të mirë, pavarësisht mosnjohjes nga Beogradi. Kur zgjohem në mëngjes dhe mendoj për prioritetet e ditës, Serbia nuk është e para”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)