Shefja e BE-së zotohet se nuk do të 'heqin' dorë për këtë shtet

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:14
Shefja e BE-së zotohet se nuk do të 'heqin' dorë për këtë shtet

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi të martën  se "nuk do të lihet"  pa  mbështetjen e BE-së  Ukraina, ndërsa ajo iu drejtua delegatëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Nuk do të ketë asnjë pengesë në mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën, nga ndihma për të rivendosur energjinë, ngrohjen dhe ujin, te përgatitja për përpjekjet afatgjatë të rindërtimit," tha ajo.

"Ne jemi në të -- për aq kohë sa duhet dhe qëndrojmë me miqtë tanë ukrainas".

(Kosova Sot Online)