Këto janë komunat më transparente dhe më jotransparente në Kosovë

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 14:35
Këto janë komunat më transparente dhe më jotransparente në Kosovë

Institutiti Demokratik i Kosovës (IKD), ka publikuar raportin rreth komunave më transparente dhe jo transparente në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Na bazë të këtij raporti Rahoveci është komuna më transparente nëKosovë.

Kurse, pas Rahovecit e dyta është Lipjani.

”Procesi i vlerësimit të përmbushjes së indikatorëve për 38 komunat, ka ndjekur një metodologji standarde duke shfrytëzuar metodat adekuate për mbledhjen e të dhënave“, thuhet në shpjegimin e metodologjisë për këtë raport.

Në anën tjetër,komunat me më së paku transparencë janë ato që banohen kryesisht me serbë e që janë Zveçani, Novo Bërdë, Partesh, Zubin Potok.

(Kosova Sot Online)