E trishtë: Një avokat vritet brenda ndërtesës së gjykatës

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 14:51
E trishtë: Një avokat vritet brenda ndërtesës së gjykatës

Një avokat pakistanez për të drejtat e njeriut u qëllua për vdekje të hënën në një ndërtesë gjykate, përcjell “Kosova Sot Online”.

79 vjeçari, u qëllua gjashtë herë në një dhomë pushimi në Gjykatën e Lartë të Peshawarit.

Dëshmitari Hayat Roghani tha se i armatosuri i dyshuar ngriti duart për t’u dorëzuar pas të shtënave, duke thënë se ai ishte hakmarrë për vdekjen e babait të tij.

(Kosova Sot Online)