Kryeministri paralajmëron për trazira përpara zgjedhjeve

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:16
Kryeministri paralajmëron për trazira përpara zgjedhjeve


Përpara zgjedhjeve kombëtare, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të hënën paralajmëroi deputetët e tij që të jenë gati të përballen me “trazira”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo deklaratë u interpretua nga opozita si “frikë” për zbulimet e reja në lidhje me skandalin e përgjimeve.

“Do të kemi trazira; do të përballemi me shumë toksicitet. Dhe kjo sepse askush nuk mund ta kundërshtojë punën tonë. Ata [opozita] gjithashtu nuk kanë thënë asgjë për atë që do të bëjnë në katër vitet e ardhshme sepse thjesht nuk mund të flasin dhe të paraqesin një plan gjithëpërfshirës”, u tha Mitsotakis ligjvënësve të tij.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet mund të mbahen në prill ose maj dhe një raund i dytë pritet katër javë më vonë.


Sipas analistëve, në zgjedhjet e ardhshme do të zbatohet një ligj i ri zgjedhor, i cili do të kërkojë një qeveri koalicioni për të qeverisur vendin.

Raundi i parë do të mbahet me shumicë të thjeshtë, ndërsa për të dytin një partie do t’i nevojiten rreth 37% të votave për të formuar qeverinë. Përndryshe, partia që renditet e para duhet të kërkojë partnerë për të qeverisur.

Në skandalin “Greek Watergate”, disa politikanë, gazetarë dhe biznesmenë u vëzhguan nga shërbimet sekrete greke, të cilat ishin nën kontrollin personal të Mitsotakis (EPP).

(Kosova Sot Online)