Kurti takon ministrin saudit të Investimeve Khalid Al-Falih

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:29
Kurti takon ministrin saudit të Investimeve Khalid Al-Falih

Sot në Davos të Zvicrës me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, është takuar kryeministri Albin Kurti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti - Al-Falih, kanë folur për investime në disa fusha.

“Me ministrin e Investimeve, Khalid Al-Falih, ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite”, ka theksuar Kurti.


Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ZKM ka njoftuar se në ditën e parë të qëndrimit të Kurtit atje, ai do të flasë në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës. 


(Kosova Sot Online)