Osmani: Skënderbeu mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 15:49
Osmani: Skënderbeu mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian

555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik, ka theksuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar", ka shkuar ajo.


Postimi i plotë:

”555 vjet më parë u përjetësua kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, mbrojtësi i paepur i qytetërimit evropian në njërën prej portave kryesore të Perëndimit, në Adriatik.

Pas vetes na e la projektin e parë evropian të shqiptarëve dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme ushtarake e diplomatike, e cila është shndërruar në model frymëzues për çdo shqiptar.

Me emrin dhe namin e tij lidhet secili projekt shtetëror e politik, me modelin e përbashkimit, të kultivuar me aq mençuri. Me heroin tonë kombëtar lidhet secila përpjekje politike jona për konsolidim kombëtar e secila përpjekje për liri. Ai është frymëzim i përhershëm, është shenjë dalluese e identitetit tonë kombëtar.

I përulemi veprës dhe heroizmit të tij!

(Kosova Sot Online)