Shiste medikamente të kontrabanduara online, arrestohet 35-vjeçari

  • E.K /
  • 17 January 2023 - 16:17
Shiste medikamente të kontrabanduara online, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për kontrabandë ilaçesh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai i mbante në banesë mediekamente mjekësore.

35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Njoftimi plotë:

Në kuadër të operacionit “Medicines 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)