Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 17:01
Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

Sesionin pranveror me vazhdim të seancave plenare, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të nisin nesër,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Rendi i ditës:

        I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor 2022:


12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

13. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

14. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.         

    II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

      III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7, 24 tetor dhe 18 nëntor  2022:

Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë,

Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,

10.     Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

(Kosova Sot Online)