Ja kush gjobitet me 17 milionë dollarë

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 18:16
Ja kush gjobitet me 17 milionë dollarë

Shërbimi Antimonopoly i Rusisë (FAS) ka gjobitur Apple me rreth 17.4 milionë dollarë për abuzim me pozitën dominuese të kompanisë amerikane në treg, tha rregullatori rus në një deklaratë sot, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Në deklaratën e tij, rregullatori thotë se kishte zbuluar më parë se Apple po i detyronte zhvilluesit rusë të përdornin shërbimet e pagesave të Apple në aplikacionin iOS App Store, në kundërshtim me ligjet e konkurrencës në Rusi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në deklaratën e saj FAS thotë se Apple do të duhet të paguajë gjobën brenda dy muajve.

(Kosova Sot Online)