Kurti takon kryeministren finlandeze Marin

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 18:50
Kurti takon kryeministren finlandeze Marin

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit është biseduar edhe për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryeministrja Marin shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Siç njofton komunikata, kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

(Kosova Sot Online)