Selmanaj: Ky skandal ka përmasa të nivelit ballkanik

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 22:09
Selmanaj: Ky skandal ka përmasa të nivelit ballkanik

Rreth një skandali financiar, ku dyshohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”..

Selmanaj i cili ka udhëhequr edhe me komisionin Ad-hoc të Kuvendit të Kosovës për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike, tha se duket se kjo situatë do të marrë përmasa edhe rajonale.

Ai theksoi se në partinë e tij LDK, këtij skandali i kanë vënë emrin “Martin Gate”.

“Tash po del që ky proces nuk paska qenë dhe aq i thjeshtë dhe ne si LDK po e shohim me shumë shqetësim, e kemi quajtur “Martin Gate” për shkak të një skandali i cili po duket se ka përmasa të nivelit ballkanik të mos themi edhe më gjerë”, tha Selmanaj.


(Kosova Sot Online)