Erërat e forta në Prizren, këto janë dëmtimet

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 07:54
Erërat e forta në Prizren, këto janë dëmtimet

Në Prizren dje mbrëmë ka pasur erëra të forta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e këtyre erërave raportohet se ka pasur dëmtim të shtyllave elektrike si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra.

Po ashtu, ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Disa qytetarë raportojnë për dëmtime të makinave si pasojë e sendeve të forta që ka bartur erërat.

(Kosova Sot Online)