Ana Bërnabiq: Nuk e vranë serbët Ivanoviqin

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 08:50
Ana Bërnabiq: Nuk e vranë serbët Ivanoviqin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi me bindje se vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, nuk e kanë kryer shtetas serb , përcjell “Kosova Sot Online”.

Në aënën tjetër, në pesë vjetorin e vrasjes së politikani serb, ende askush nuk është dënuar për këtë rast.

“Ne nuk do të ndalemi derisa personat përgjegjës të dalin përpara drejtësisë. Do të punojmë mbi këtë çështje, do të insistojmë që të ndodhë. Kemi nevojë absolutisht për informacion nga të gjithë ata aktorë ndërkombëtarë që merren me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe rendit juridik në territorin e Kosovës. Para së gjithash, mendoj për EULEX-in, po mendoj edhe për UNMIK-un, por në këtë moment edhe institucionet e Prishtinës, organet e përkohshme që janë përgjegjëse dhe kompetente për t’i gjetur të gjithë ata që e kanë kryer këtë krim të rëndë”, tha Bernabiç.

(Kosova Sot Online)