Kurti: Jam optimist se brenda pak muajsh mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 09:33
Kurti: Jam optimist se brenda pak muajsh mund të arrijmë marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, u shpreh optimist për normalizimn e raporteve me Serbinë mund të bëhet e mundur brenda pak muajsh, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kurti ka theksuar se për të ndodhur kjo gjë duhet të ketë vullnet nga të dyja palët për të ndodhur një gjë e tillë.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dëshiron ta nxisë një konflikt në Kosovë.

“Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)