“Më ngacmoi s*ksualisht motrën”, arrestohet i riu që dhunoi mësuesin, policia ndalon edhe 59-vjeçarin

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 09:33
“Më ngacmoi s*ksualisht motrën”, arrestohet i riu që dhunoi mësuesin, policia ndalon edhe 59-vjeçarin

I riu që dhunoi mësuesin në Tepelenë është arrestuar nga policia, përcjell "Kosova Sot Online". Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se në pranga është vënë 29-vjeçari, Alvi Gumeni, i cili akuzohet për “Plagosja të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësi”. Po ashtu, policia sqaron se është ndalur edhe mësuesi 59-vjeçar, Kleanthi Laçi, i akuzuar për për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia thote se vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.

NGJARJA

Mesuesi i fizkulturës u dhunua nga Alvi Gumeni, vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare, e cila ka telefonuar të vëllanë duke i kërkuar ndihmë, pasi sipas saj mësuesi 59-vjeçar e kishte ngacmuar seksualisht.

Pas telefonatës së të motrës, Alvi Gumeni është kthyer nga emigrimi dhe ka dhunuar mësuesin e fizkulturës. Ai tha se ndërmori këtë akt pas ndihmës që i kërkoi e motra, e cila ishte nxënëse e Kleanthi Laçit.

Gumeni tha para hetuesve se e 13-vjeçarja i kishte thënë se mësuesi e ka ngacmuar seksualisht shumë herë dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri.

Deshmia e mesuesit

“Nisi që nga shtëpia. Hipa pa i njohur si persona por më pëlqyen se më foli profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Dhe hipa në makinë. Pastaj më çuan në një rrugë gati jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht.

Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Jo targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte ‘Audi’.

Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Hipa se më thanë do të qerasim me një kafe.

Nuk bëmë fare bisedë me njëri tjetrin, por në momentin e goditjes së parë dola nga makina e pastaj u cova ne kembe dhe ika tutje.

Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi. Nuk kam pasur asnjë konflikt më përpara. Hera e parë që i shihja si persona, nuk i njihja fare. Akoma nuk po arrij të kuptoj se përse më rrahën”-përfundoi 59 vjeçari.

Njoftimi i policise

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur “Zona industriale”, Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:

A.G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”.

Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Panorama.al

(Kosova Sot Online )