I morën tokë një qytetari, arrestohen ish-juristi dhe 2 të tjerë

  • E.K /
  • 18 January 2023 - 10:21
I morën tokë një qytetari, arrestohen ish-juristi dhe 2 të tjerë

Një ish-jurist i Hipotekës Durrë dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Durrësit për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Të arrestuarit janë A.I. 60 vjeç ish-juristi i Hipotekës Durrës, Z.D. 72 vjeç dhe F.I. 68 vjeç. Ndaj tyre gjykata ka vendosur arrest në burg për veprat penale shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftim.

Këta persona kanë përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një qytetari, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

(Kosova Sot Online)