Erdogan: Ja kur do të mbahen zgjedhjet në Turqi

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 14:15
Erdogan: Ja kur do të mbahen zgjedhjet në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sinjalizoi të mërkurën se ai synon të thërrasë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për 14 maj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Turqi do të mbahen zyrtarisht më 18 qershor.

Por zyrtarët kanë lënë të kuptohet për javë të tëra se ata mund të çojnë përpara zgjedhjet për shkak të festave fetare dhe provimeve shkollore.

Erdogan mbajti një fjalim para partisë së tij në pushtet, në të cilin kujtoi ditën kur Turqia bashkëkohore mbajti zgjedhjet e para të lira në vitin 1950.

Vota e 14 majit u fitua nga Adnan Menderes -- një kryeministër që u rrëzua nga një junta ushtarake në vitin 1960 dhe u ekzekutua një vit më vonë.

Erdogan e ka krahasuar shpesh veten me Menderesin gjatë qeverisjes së tij dy dekadash si kryeministër dhe president.

"I ndjeri Menderes tha më 14 maj 1950 'mjaft, populli do të thotë fjalën e tij' dhe doli fitimtar në kutinë e votimit," tha Erdogan në një fjalim televiziv.

Populli ynë do t'i japë përgjigjen e tij (opozitës) në të njëjtën ditë 73 vjet më vonë.

(Kosova Sot Online)